Katër shqiptarë dhe dy grekë kanë rënë në prangat e policisë së Athinës pasi u përfshinë në një sherr të dhunshëm të shtunën në zonën e Colonos.
Sipas mediave greke, dy nga të arrestuarit, teksa ndodheshin me një automjet, u përplasën me disa persona të tjerë, ku pati edhe të shtëna.
Menjëherë, pas hetimeve të policisë, është lokalizuar automjeti në të cilin udhëtonin dy të arrestuarit, i parkuar pranë një magazine në zonën e Athinës./abcnews.al