U përfshinë në një sherr të dhunshëm në Greqi/ Arrestohen 6 persona, 4 prej tyre shqiptarë

BOTA


Katër shqiptarë dhe dy grekë kanë rënë në prangat e policisë së Athinës pasi u përfshinë në një sherr të dhunshëm të shtunën në zonën e Colonos.

Sipas mediave greke, dy nga të arrestuarit, teksa ndodheshin me një automjet, u përplasën me disa persona të tjerë, ku pati edhe të shtëna.


Menjëherë, pas hetimeve të policisë, është lokalizuar automjeti në të cilin udhëtonin dy të arrestuarit, i parkuar pranë një magazine në zonën e Athinës./abcnews.al




Skip to toolbar