Varhelyi: Modernizimi i administratës publike sfiduese, por i rëndësishëm

AKTUALITET


Është zhvilluar sot aktiviteti për energjizimin e administratës publike, me qëllim rritjen e profesionalizmit e performancës nëpërmjet fuqizimit të mirëqeverisjes, rendin ligjor dhe antikorrupsioni.

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi është bërë pjesë nëpërmjet një videomesazhi në këtë konferencë. Ai theksoi se modernizimi i administratës publike është një nga gjërat e rëndësishme, por edhe sfiduese.

“Ne synojnë një administratë publike, funksionale që operon me një nivel të lartë profesionalizmi dhe integriteti. Një administratë që ofron shërbime dhe jep llogari. Një administratë publike që ofron një platformë për zhvillimin e bizneseve. Në bëjmë çmos për t’ju mbështetur ju, partnerët e Ballkanit Perëndimor. Modernizimi i administratës publike është një nga gjërat e rëndësishme por sfiduese të negociatave tona në procesin tonë të zgjerimi”, përfundoi ai.



Skip to toolbar