Kërcënimet e Trump, reagime të ashpra në Evropë/ Borrell: NATO nuk funksionon në varësi të humorit të presidentit të SHBA-ve

BOTA


Kërcënimet e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump kanë ngjallur reagime të ashpra në Evropë.

Udhëheqësit evropianë kanë denoncuar paralajmërimin e Trump se SHBA nuk do të mbronte anëtarët e NATO-s që nuk arrijnë të përmbushin objektivin e shpenzimeve të aleancës.

Ish-presidenti i SHBA-ve, dhe kandidati aktual i republikanëve në një tubim në Karolinën e Jugut, deklaroi se ai do të “inkurajonte” Rusinë të sulmonte çdo vend të NATO-s që nuk kontribuon me 2% të PBB-së së saj në arkat e aleancës.

Shefi i politikës së jashtme dhe mbrojtjes së BE-së, Josep Borrell nga Brukseli tha se “Le të jemi serioz. NATO nuk mund të jetë një aleancë ushtarake ‘à la carte’. Ajo nuk mund të jetë një aleancë ushtarake që funksionon në varësi të humorit të liderit të SHBA-ve”. Ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se “Deklaratat e pamatura mbi sigurinë e NATO-s  dhe solidaritetin e Art 5 i hspërbejnë vetëm, inetresit të Putinit”.



Skip to toolbar