Drejtori I përgjithshëm I Burgjeve Admir Abrija ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante prej të paktën tre vitesh. Dorëheqja është pranuar nga Ministri I Drejtësisë Ulsi Manja, që e emeroi Abrinë pak kohë pasi mori drejtimin e ministrisë. Ai zëvëndësoi në këtë detyrë Agim Ismailin.
Dorëheqja do ti propozohet këshilit të ministrave , ndërsa nuk dihet ende se kush do e marrë postin e rëndësishëm të drejtorit të pëegjithshëm të burgjeve. Mësohet se Abrija pritet të marrë drejtimin e një tjetër institucioni. Dorëheqja e tij vjen pak kohë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku I dënuari përjetë Sokol Mjacaj vrau brenda në qeli një tjetër të dënuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi dhjetorin e kaluar, kur Mjacaj qëlloi për vdekjue me pistoletë brenda në qeli Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqen. Ky I fundit më pas u arrestua me dyshimin se ka bashkëpunuar me Mjacajn për të realizuar planin.
Në pranga u vunë edhe 11 zyrtarë dhe punonjës së burgjeve për shpërdorim detyre por gjykata ndryshoi masën e sigurisë dhe tashmë po hetohen në gjëndje të lirë.