Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet t’i paraqesë kabinetit të tij politiko-ushtarak një plan për aneksimin e disa zonave në Rripin e Gazës, në përpjekje për të mbajtur në qeveri ministrin e Financave Bezalel Smotrich. Plani parashikon që Izraeli të japë një afat prej disa ditësh për Hamasin që të pranojë një armëpushim, dhe nëse kjo nuk ndodh, do të nisë zyrtarisht aneksimi i territoreve të caktuara në Gaza.
Sipas asaj qe shkruajne mediat Izraelite qe citojne burime prane kryeministrit, Netanyahu synon të fillojë me zonat e ashtuquajtura “zona tampon”, të cilat më pas do të pasohen nga territore në veri të Gazës pranë qyteteve izraelite Sderot dhe Ashkelon. Procesi do të zhvillohet gradualisht, deri në aneksimin e të gjithë Rripit të Gazës nga Izraeli. Ky zhvillim vjen menjëherë pas vendimit të Netanyahu-t për të rritur ndihmën humanitare që hyn në Gaza – një vendim i cili hasi kundërshtimin e partisë Sionizmi Fetar të udhëhequr nga Smotrich. Sidoqoftë, ai ende nuk e ka kundërshtuar publikisht këtë lëvizje dhe është shprehur se “jemi duke promovuar një hap strategjik të rëndësishëm për të cilin nuk është momenti të flitet”.
Ai shtoi se “në kohë lufte nuk është e drejtë të bëhen llogari politike. Do të gjykohemi nga rezultati përfundimtar – nëse Hamasi do të mposhtet apo jo”.
Nese Ministri I Financave me partine e tij do te zgjidhte te largohej nga Koalicioni Qeverises, dicka e tille do te kishte kosto politike ne pushtetin e Netanyahut pasi do te shembte shumicen qeverisese.
Sipas zyrtarëve qeveritarë, plani i Netanyahu-t ka marrë mbështetjen e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump. Ministri për Çështjet Strategjike, Ron Dermer, e ka paraqitur planin para Sekretarit të Shtetit amerikan Marco Rubio, dhe mësohet se ka marrë miratimin e Shtëpisë së Bardhë. Nese ky plan i Benjamin Netanyahur vihet ne zbatim, pritet te shkaktoje nje perplasje te forte mes Tel Avivit dhe komunitetit nderkombetar, pavaresisht mbeshtetjes qe Izraeli ka nga Shtetet e Bashkuara. Pervec njohjes se nje Shteti Palestinez, vendet perendimore mund te zgjedhin te sanksionojne Tel Avivin zyrtar.
