Grabitet me armë një market në Kavajë

AKTUALITET


KAVAJË- Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kavajë.

Një person i maskuar dhe i armatosur me kallash ka hyrë në ambientet e një marketi dhe nën kërcënimin e armës ka marrë shumën ditore dhe paratë që disa klientë të pranishëm kishin më vete.

Pasi ka marrë paratë është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia është vënë në ndjekje të tij. Sipas policisë, ai është nisur drejt Malit të Robit dhe aty ka humbur gjurmët në errësirë.

Policia po vijon kontrollet për gjetjen dhe arrestimin e tij.



Skip to toolbar