Rusia nuk po planifikon një sulm ndaj askujt, përfshirë NATO-n, dhe as nuk ka pasur ndonjëherë plane të tilla”.
Kështu u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një konferencë shtypi shkruan Tass.
“Rusia nuk ka plane për një sulm, për agresion të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, apo për të nxitur konflikte me këdo: NATO, Uashington, Ukrainë apo kushdo tjetër. As nuk ka pasur ndonjëherë plane të tilla.
Ndryshe nga kjo, nëse lexoni dokumentet doktrinore e NATO-s, e cila përfshin Uashingtonin dhe Londrën – të gjithë aleancën me seli në Bruksel – në këto dokumente Perëndimi kolektiv e vë në dukje Rusinë si një kërcënim të drejtpërdrejtë.”, deklaroi ajo.
Zakharova theksoi se kjo ishte dëshmi e qartë e një qëndrimi agresiv të Perëndimit./abcnews.al