Rama cakton 15 marsin ditë pushimi, ja kush përfiton

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “X” njofton se data 15 mars do të jetë ditë pushimi.

Dita e pushimit përkon pas ‘Ditës së Verës’, ku përfitues do të jenë punonjësit e administratës.

“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Rama. /abcnews.al



Skip to toolbar