“Arrest me burg” ka vendosur gjykata e Fierit për dy autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur tre ditë më parë në qëndër të qytetit, ku mbeti viktimë 19- vjecari Grei Bihuci dhe u plagos shoku i tij, Olsi Serjanaj.
Trupi gjykues i përbërë nga prokuror Petrit Vuka dhe gjyqtar Noel Veizi pasi dëgjuan deklaratat e autorëve dhe palën mbrojtëse, dy avokatët Gazmend Pasha dhe Ervis Goxhaj , vendosën masën e sigurisë “ arrest me burg”. I mituri Klajdi Muka ka qënë i shoqëruar në seancë nga babai i tij dhe psikologia Kamela Xhafaj.
Në dëshmitë ë tyre ata kanë deklaruar se sherri qe coi ne vrasjen e Grei Bihucit ka nisur ne dhjetor mes autorit Florjan Muka dhe Auron Çelës, pasi ky i fundit i kishte marre nje thike dhe nuk ia kishte kthyer në kohë. Kur Floriani i ka marrë thikën Auronit dyshohet se e ka rrahur dhe fyer megjithëse ne deklaratën e tij Floriani thotë se nuk “bënë debate”.
Për këtë arsye ka nisur një armiqësi mes Mukës dhe Auron Çelës ku ky i fundit ka kërkuar të hakmerret. Çela i ka kërkuar Mukës të takoheshin sërish ne dt10.03 nje dite para vrasjes dhe bashkë me të ishte edhe Nebi Alimadhi. Ky i fundit sipas Çelës e ka fyer dhe kapur për veshi Florianin. Ditën tjetër të rinjtë janë takuar sërish. Dy grupe tashmë ku me Florianin ishte edhe kushëriri i tij ndërsa me Auron Çelën ishte Nebiu, Olsi Serjanaj, viktima dhe nje person tjeter i paidentifikuar.
Sipas deklarimeve të para në prokurori Nebiu e qëlloi me grusht dhe me pas nisi një konflikt fizik. Sipas Mukës, grupi i Çelës në të cilin ndodhej edhe viktima e ka sulmuar atë dhe kushëririn e tij. Për këtë arsye muka ka nxjerrë thikën dhe e ka drejtuar nga të rinjtë duke qëlluar Grei Bihucin pa ditur siç thotë ai, se do ta plagoste për vdekje. Më pas thote Muka “jam larguar me vrap poshtë urës dhe kam ndaluar kur dëgjova sirenat e policisë.