Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Kamëz.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Blu” në Kamëz, ku 32-vjeçari A.M. ka aksidentuar për vdekje këmbësoren L.L, 53 vjeçe.
Policia njofton se 32 vjeçari pasi ka përplasur me automjet këmbësoren është larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë përreth vendit të ngjarjes, por është dorëzuar vetë në komisariat.
32-vjeçari A.M. u arrestua dhe mbi të rëndon akuza për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” .