Një video e prezantueses së stacionit televiziv SET News e cila raportonte drejtpërdrejtë kur ra tërmeti në Tajvan, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Gjithçka rreth gazetares “tundej”, por ajo bëri punën e saj në mënyrë profesionale. Ajo as nuk lëviz nga vendi, kur ndërkohë tërmeti po ‘shkund’ Tajvanin.
Edhe pse kolegët i thanë se ndoshta ishte e rrezikshme që të vazhdonte të raportonte, ajo e vijoi punën e saj.
Tajvani u godit nga një tërmet 7.4 ballë Righter, më i forti që ka goditur vendin në 25 vitet e fundit. Deri tani, 9 persona janë raportuar të vdekur nga fatkeqësia natyrore.