Mbahet sot në Bruksel takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë

AKTUALITET


Mbahet këtë të enjte (4 prill) në Bruksel takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë për të diskutuar në lidhje me rregulloren e BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit që prej 1 shkurtit.

Një ditë më parë Presidenti Albin Kurti gjatë vizitës në Mitrovicën e Veriut,  bëri të qartë se në takimin e sotëm në Bruksel , kryenegociatorët nuk mund të negociojnë në lidhje me rregulloren e BQK-së.


“Ka një vendim, një rregullore të BQK-së dhe ne jemi këtu si qeveri për t’i ndihmuar. Për këtë arsye zëvendësi im, Besnik Bislimi, nuk mund të negociojë për atë rregullore. Vetëm nëse ka ndonjë pasojë që askush s’e do atëherë hajde të shohim se çka mund të bëjmë që të ketë një tranzicion sa më të mirë e sa më të shpejtë”, tha Kurti.

Ndërsa emisari i BE-së, Miroslav Lajçak shkroi në rrjetin social Facebook se do punojnë për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me vendimin për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.




Skip to toolbar