Policia e Tiranës ka vë në pranga tre persona pas protestës se dhunshme, që u mbajt një ditë më parë pranë bashkisë së Tiranës.
Ata janë Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franci Kaloshi.
Të rinjtë akuzohen për veprat penale “kundërshtim të punonjësve të policisë” si dhe “shkatërrim të pronës me zjarr”.
Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë deputeti Flamur Noka dhe këshilltari bashkiak nga Partia e Lirisë, Tedi Blushi.
Protestuesit e Rithemelimit u përplasën me Policinë dhe hodhën flakadanë e koktej molotov. Aktet e një dite më parë i dënuan njëzëri edhe perëndimorët.
Ambasada amerikane, ajo britanike, delegacioni i Bashkimit Evropian dhe prezenca e OSBE-së, thanë se aktet e dhunës nuk kanë vend në një demokraci, ndaj apeluan se e drejta për të protestuar duhet të demonstrohet paqësisht.