Një 40-vjeçar nga Shkodra është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Vasil Shanto”. Shtetasi i identifikuari me inicialet M. A. dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt gjatë procesit të punës për riparimin e një apartamenti informoi sot policia.
Aktualisht 40-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.