Ish-deputeti i Metës, në SPAK/ Ralf Gjoni pyetet për 4 orë, burime: Për dosjen e lobimit në SHBA

Më të fundit


Ish deputeti I Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni u pyet të hënën për rreth 4 orë nga Prokuroria e Posaçme.

Më heret Ralf Gjoni mbajtur detyren e sekretarit për marredheniet me jashtë në LSI, si dhe ka qene  pjese e stafit të Ilir Metes kur ky i fundit mbante detyren e kryetarit të kuvendit.

Pas daljes nga dyert e Prokurorisë së Posaçme, Gjoni u shpreh se u pyet si shtetas në cilësinë e të angazhuarit në pozicione politike dhe  shtetërore.

Pyetjes nësë ka dëshmuar mbi dosjet e ish presidentit Ilir Meta, Ralf Gjoni nuk iu pergjigj

Pavarësisht se ai nuk pranoi të japë asnjë shpejgim lidhur me arsyet e pyetjes për 4 orë në SPAK, mësohet nga burimet te prokurorise se Ralf Gjoni, është pyetur lidhur me hetimin për lobimin në SHBA, ne vleren e rreth 700 mijë dollarë, për një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump, në janar 2017.




Skip to toolbar