Kaloi vettingun, por Komisioneri kërkon shkarkimin e Zaganjorit: Shmangu tatimet

AKTUALITET


Edhe pse Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori kaloi vetingun, telashet për të ende nuk kanë përfunduar, pasi Komisioneri Publik ka apeluar vendimin për të në Komisionin e Posaçëm të Apelimit. KPA ka vendosur që të martën të nisë shqyrtimin për kreut të Gjykatës së Lartë, gjykatë e cila ashtu si ajo Kushtetuese ka dalë jashtë funksionit, pasi ka mbetur vetëm me dy anëtarë.

Seanca ndaj Zaganjorit do të mbahet në mesditë pranë kolegjit, ndërsa gjyqtarët që do të marrin një vendim janë kryesuese Albana Shtylla, relatore Rezarta Schuetz, anëtarë Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo. Në argumentet e paraqitura nga komisioneri publik është shmangia ndër vite e tatiemve nga kreu i Gjykatës së Lartë, pretendim të cilin vetë Zaganjori e mohon.

Bazuar në vërejtjet e ONM-së dhe gjetjet e tij, Komisioneri Publik, ndryshe nga KPK, doli në përfundimin se Zaganjori ngel në kriterin e pasurisë dhe se ka deklarim të pamjaftueshëm.

Arsyetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, ka bërë “evazion tatimor të ligjshëm” është sipas Komisionerit Publik i pabazuar. Në apelimin për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Komisioneri Florian Ballhysa thotë se në këtë rast kemi të bëjmë me shmangie të detyrimeve ligjore. Komisioneri thotë se Zaganjori dhe personat e tjerë të përfshirë në regjistrimin e pasurisë, nuk kanë “shfrytëzuar një boshllëk ligjor”, por kanë shmangur me qëllim detyrimet fiskale që vinin nga ligji për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme.



Skip to toolbar