Zjarri në shkurre rrezikon banesat në Fier

Më të fundit


Vendosja e flakës shkurreve në një hapësirë toke, në zonën e njohur si “Fusha” në lagjen “1 Maj” në Fier për pak sa nuk ka sjellë përfshirjen nga flakët edhe të disa banesave aty pranë.

Mësohet se zjarri është vendosur për të djegur një sipërfaqe me shkurre, e ndërsa ka dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar seriozisht banesat të cilat ndodhen në këtë zonë të qytetit të Fierit.


Menjëherë sapo është kontaktuar rënia e flakëve, dhe përhapja e tyre në të sipërfaqe të madhe, është lajmëruar edhe reparti zjarrfikës, i cili ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe neutralizimin e vatrës së tij, ndërsa mësohet se pranë vendit të përfshirë nga flakët kanë mbërritur edhe uniformat blu.

Temperaturat e larta kanë bërë që flakët të përhapen më shpejt, por fatmirësisht zjarri është mbyllur pa dëme. Mësohet se është shoqëruar në mjediset e komisariatit të policisë Fier edhe personi që u ka vënë flakën shkurreve.




Skip to toolbar