“Mos u dorëhiq, këta s’janë alternativë”, Rama ndan mesazhin e një qytetari

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë një mesazh që sipas tij është nga një qytetar që ka qenë i pranishëm në grupe WhatsApp-i për protestat e mbajtura në vend.

Në mesazhin e shpërndarë nga Rama, i kërkohet atij që të mos e japë dorëheqjen.

“ONDRRA N’BEZE i quajnë tironsit këto historitë e kores së zezë të mbetjeve social-politike mbi ujin e pastër të protestës, po aman lexojeni vetë çfarë më çon një protestues në arrati nga grupet whatsap, ku u bëkan plane madhështore të cilat flasin vetë për nivelin e udhëheqjeve imagjinare të “Shqipërisë së re” të dështakëzemërakëve

“Zoti kryeministër! As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh dhe këtë po ta them unë një njeri që s’të do po që e kuptova si protestues i ndodhur me lloj-lloj soj intelektualësh gjoja nëprë grupe whatsapi se ti o Ramses je e keqa më e vogël! Shih ca deliresh dhe jo me flamingo s’kanë punë këta po jan një rracë derri që dhe duan pushtet dhe nuk mbushin hic pupupu o Zot””, shkruhet në postimin e Ramës.



Skip to toolbar