Prej muajsh Paketa e Sigurisë në Shkolla po garanton një nivel të lartë sigurie pranë institucioneve arsimore.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ministri I Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Lezhës për ndërhyrjen në kohë, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri dhe Policisë së Tiranës për goditjet sistematike të armëmbajtjes pa leje.
“Policia e Shtetit vijon zbatimin e nismës së Paketës së Sigurisë në Shkolla, me luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjithashtu në fokus edhe armëmbajtja pa leje si burimi kryesor për të kryer krime kundër personit. Përgëzime Policisë së Lezhës për ndërhyrjen në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri dhe Policisë së Tiranës për goditjet sistematike të armëmbajtjes pa leje”, shkruan ministri Balla.
Gjithashtu ministri Balla thekson se duhen intensifikuar kontrollet bazuar në informacione të siguruara nga qytetarët jo vetëm për këto fenomene por edhe për parandalimin e dhunës me bazë gjinore.
Gjithashtu ministri Balla thekson se duhen intensifikuar kontrollet bazuar në informacione të siguruara nga qytetarët jo vetëm për këto fenomene por edhe për parandalimin e dhunës me bazë gjinore.