Rama të dielën në Athinë/ Priten mbi 8 mijë pjesëmarrës në stadiumin “Galatsia”

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama nis të dielën turin e takimeve me Diasporën në Athinë. Vizita e kreut të qeverisë shqiptare vjen në kuadër të procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe do të ketë në fokus forcimin e lidhjeve me bashkëatdhetaret kudo në botë.

Në 12 maj, takimi me emigrantët shqiptarë do të nisë pas mbërritjes së tij në aeroportin e Athinës rreth orës 10:00 të mëngjesit.


Kryeministri Rama do të jetë i shoqëruar nga afërsisht 150 persona, midis tyre do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në sallën Cristmas Theatre në stadiumin e Galatsi, i cili do të jetë i mbushur nga rreth 8 mijë shqiptarë.

Thirrje shqiptarëve për t’u bashkuar këtë të diel ka bërë kryetari i Bashkise Erion Veliaj, teksa ka dhënë votën për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit të Partisë Socialiste.

Fjalimi i Ramës në Galatsi do të mbahet rreth orës 11:00 të paradites ndërsa ABC News ka mësuar se gjatë ditës, për shkak të axhendës së aktivitetit nuk do të ketë takime në terren me shqiptarët në Greqi.

Pas përfundimit të bashkëbisedimit, Rama do të ketë një ndalesë të shkurtër brenda ambienteve të stadiumit, ndërsa në orën 19:00 pasdite do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina.

Turi i kreut të qeverisë do të vijojë 26 maj në Milano, 2 qershor në Londër dhe në 16 qershor në Düsseldorf.




Skip to toolbar