“Shqipëria përtej plazheve e rërës”, Rama ndan artikullin e ‘Wanderlust’

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook një artikull që media “Wanderlust”, i ka kushtuar bukurive dhe turizmit shqiptar, të shoqëruar me pamje.

Ndryshe nga mediat e tjera, ata i japin rëndësi botës së egër, vendeve të paprekura, gjallëria dhe larmishmëria e diversitetit, të cilat me shtimin e popullaritetit në vend, rrezikojnë të preken.

“Shqipëria përmes përvojave të komuniteteve lokale që ruajnë dhe trashëgojnë larminë e traditave, shijeve, festave, diversitetit kulturor dhe një mënyrë të jetuari plot gjallëri e harmoni, rrëfehen në median e udhëtimeve “Wanderlust” si një mundësi e jashtëzakonshme turizmi dhe arsye e fortë për ta vizituar e për të prekur shpirtin e saj përtej plazheve, detit e rërës”, shkruan Rama.



Skip to toolbar