“Po unë e vrava”, Azgan Mernica dëshmon për vrasjen e policit në Fier

AKTUALITET


23-vjeçari, Azgan Menrica ka pranuar vrasjen e policit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj tre ditë më parë në Fier.

“Po unë e vrava”, raportohet të ketë dëshmuar Menrica pas arrestimit mbrëmjen e së mërkurës.

 “Po unë e vrara” ka pohuar Azgan Mernica. Nga kjo deklaratë nënkuptohet se ai ka pranuar autorësinë e krimit dhe e ka kryer në kushtet e acarimat dhe konfliktit. Mernica u dorëzua nga presioni i ushtruar ndaj tij dhe familjarëve të tij nga policia.

Ai ka qëndruar në Dërmenas, nuk dihet nëse ka qenë në ndonjë banesë të braktisur apo tek familjarët e tij. Pas negociatave që janë bërë me 23-vjeçarin ka qenë fakti që të dorëzonte armën e krimit, por nuk kem i informacion nëse e ka dorëzuar, apo e ka hedhur gjatë arratisjes”.

Mërnica fshihej në një banesë në fshatin Dërmenas, ku më pas shkuan forcat RENEA, pas negociatave nga babai dhe daja i tij, për ta dorëzuar. Mërnica ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga policia, pasi ai u arratis nga vendi ku ndodhi ngjarja, në fshatin Baltëz të Fierit.



Skip to toolbar