Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, përmes të cilit konfirmoi legjitimitetin e 30 qershorit, Ambasadori i BE, Luiggi Soreca ka takuar Kryeministrin Rama në ambientet e kryeministrisë. Në këtë takim, Soreca është shoqëruar edhe nga Michella Matuella, Shefe e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.
Gazetarët e Realstory.al kanë fotografuar momentin kur Soreca bashkë me Matuellën, krah për krah kanë hyrë në zyrën e Ramës. Ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes Ramës dhe Sorecës, por ky takim vjen pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar, për t’u ç’regjistruar, si pasojë e dekretit të presidentit. Tashmë edhe ligjërisht, dekreti i Ilir Metës nuk njihet si i vlefshëm, kështu që zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.
Më herët të hënën, Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë, Ardian Dvoranin me të cilin ka biseduar për etapat e fundit për përzgjedhjen e anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Ambasadori thekson se është thelbësore që këto gjykata të jenë sa më parë funksionale.