Ardhja të mërkurën (5 qershor)e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni në Shqipëri, ka bërë që Policia e Shtetit të hartojë një plan masash për mbarëvajtjen e vizitës së saj. Të dhënat e dikasterit blu bëjnë të ditur, se plani i masave është hartuar edhe në bashkëpunim me ambasadën italiane dhe Gardën e Republikës.
Plani i masave nis që në orët e para të mëngjesit, ku në aeroportin e Rinasit mbërrin Meloni, e cila do të pritet nga efektivët e Policisë Rrugore, të cilët do ta shoqërojnë atë deri në Lezhë.
Pritet që drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Lezhë si dhe efektivët e Policisë Rru7gore të jenë më të angazhuarit për këtë vizitë, por nuk do të mungojë edhe bashkëpunimi me Gardë e Republikës dhe përfaqësuesit e ambasadës italiane në vendi tonë.
Policia e Shtetit pas interesimit të Radi Televizionit Shqiptar, tha se masat e marra nuk janë të theksuara, por nuk përjashtua edhe kufizimin e qarkullimit te disa rrugë, sidomos njërit sens të rrugës nga Tirana drejt Lezhës dhe anasjelltas apo edhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, kur eskorta e Melonit të vijë drejt Kryeministrisë.
Qendra e pritjes së emigrantëve në portin e Shëngjinit ka përfunduar, ku ka mbërritur edhe policia italiane, që do të dislokohet në Shëngjin për të garantuar sigurinë e refugjatëve.
Kjo e fundit do të monitorojë gjithçka çfarë ndodh brenda kampeve ndërsa efektivët e Policisë së Shtetit do të angazhohen për mjediset e jashtme të këtyre kampeve, konkretisht në Gjadër dhe Shëngjin.
Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, si qendër e parë ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre.
Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj.
Në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.