Humbi jetën pasi ra në greminë 100 metra, 59-vjeçari, kryeplak në fshatin Vasjan

AKTUALITET


Nazmi Boja 56 vjeç, i cili humbi jetën pasi ra nga një shkëmb, më një greminë 100 metra të thellë, në aksin Fushë Buall-Shushicë ishte kryeplak i fshatit Vasjan të Nj.A Shushicë në Elbasan.

Pas disa orë kërkimesh Ekipet e Zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjencave Civile dhe Ekipet e Alpinizmit të Kërkim Shpëtimit Malor arritën të identifikojnë mjetin e rrëzuar në greminë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në terrenin malor të fshatit Fush Bull, ku 59-vjeçari, gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar kanalin vaditës të fshatit, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur.

Për shkak të dëmtimeve, kryeplaku i fshatit nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në helikopter. Trupi i pajetë po transportohet në morg, për kryerjen e ekspertizës.



Skip to toolbar