Pas debatit me të rinjtë grekë u ndje keq, humb jetën në spital 20-vjeçari shqiptar

AKTUALITET


Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Kretë. Sipas protothema.gr, i riu u dërgua në spital pasi u ndje keq pas një debati me dy të rinj grekë. Pavarësisht ndihmës së mjekëve ai nuk mundi t’ia dilte.

Policia po heton rrethanat në të cilat humbi jetën 20-vjeçari pasi ka informacione se para se të rrëzohej ka pasur një debat të ashpër mes tij dhe dy 24-vjeçarëve grekë. Ngjarja ndodhi në Kalyves Apokoronou.

Burime policore, duke folur për protothema.gr, thanë se, sipas raportimeve, në vendin e përleshjes ishin të pranishëm edhe tre persona nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania, pa u sqaruar ende se cili ishte roli i tyre i saktë në atë që ndodhi.

Sipas të njëjtave burime, pesë personat e përfshirë në sherr janë ndaluar dhe në varësi të rezultateve të autopsisë nuk përjashtohet që të akuzohen edhe për vrasje.



Skip to toolbar