Policia ka njoftuar se duke nisur nga kjo e shtunë, 15 qershor, fillon zbatimi i kufizimeve të parashikuara në udhëzimin e përbashkët, gjatë fundjavës dhe gjatë ditëve të festave zyrtare. Kjo do të bëhet për arsye të fillimit të sezonit turistik veror.
Gjatë këtyre ditëve në akset e mëposhtme nuk do të lejohet qarkullimi për mjetet e transportit të mallrave.
Akset rrugore për të cilat do të zbatohen kufizimet, sipas udhëzimit, janë:
1-Shkodër-Hani Hotit
Shkodër-Muriqan
Shkodër-Plazhi Zogaj
Shkodër-Plazhi Shirokë
Shkodër-Velipojë
Shkodër-Shëngjin
2-Lezhë-Shëngjin
Lezhë-Patok
Lezhë-Kryqëzimi Milot-Kukës
3-Tiranë-Durrës
Tiranë-Gjiri i Lalëzit
4-Elbasan-Pogradec
Elbasan-Rrogozhinë
5-Durrës-Currila
Durrës-Gjiri i Lalëzit
Durrës-Kavajë
Durrës-Kryqëzimi Milot-Kukës
6-Kavajë-Plazhi i Gjeneralit
Kavajë-Spille
Kavajë-Lushnjë
7-Fier-Lushnjë
Fier-Seman
Fier-Plazhet e Poros
8-Vlorë-Zvërnec
Vlorë-Palasë-Dhermi-Sarandë
Sarandë-Qafë Botë
Sarandë-Butrint
9-Pogradec-Lin-Qafë Thanë
Pogradec-Tushemisht
10-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije
11-Bajram Curri-Qafë Morinë.
Bajram Curri-Valbonë
Duke marrë shkas nga turizimi i shtuar, i cili reflekton rritje të mjeteve në qarkullim, veçanërisht gjatë sezonit turistik veror, Policia e Shtetit apelon për zbatim të kufizimeve të parashikuara për mjetet e transportit të mallrave, me qëllim lehtësimin e levizjes dhe aksesit për pushuesit e huaj dhe vendas.