Një aksident është regjistruar pak momente më parë në aksin Shkodër-Bushat, në afërsi të fshatit Beltojë.
Katër automjete janë përplasur më njëra-tjetrën, por fatmirësisht pa asnjë person të lënduar.
Sakaq policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit.