Subjekt të ri politik (pa Bashën)? “Jemi në një udhëkryq historik”, Alibeaj: Parti me emër dhe mbiemër nuk duhet të ketë

Më të fundit


Enkelejd Alibeaj në emisionin “Real Story” në ABC News foli për Partindë Demokratike, vendimin e tij për ndarjen finale nga PD, por jo vetëm

Gjatë kësaj interviste, Alibeaj është ndalur tek rrugëtimi i PD, përçarjet dhe përplasjet brenda opozitës.

Ai u shpreh se koha e kërkon për të lënë të shkuarën mënjanë, përndryshe do mungonte moraliteti, dhe kjo do të ulte edhe besueshmërinë tek qytetarët në PD.

Në PD u shpreh më tej Alibeaj duhet një fytyrë e re, e pastër, ndërsa ritheksoi se rreziku i riciklimit të tranzicionit 30-vjeçar është sot “në derë”.

Pjesë nga intervista:

Pra, xhipat erdhën te ju, tani do shkoni ju te xhipat

Enkelejd Alibeaj: Sot duhet të bëjmë aktin të tregojmë sot qartësinë, vendosmërinë që gjithë këtë që kemi bërë nuk e kemi bërë thjesht dhe vetëm se na tha dikush, por se ishte zgjidhja jonë e lirë. Besuam, jemi të vërtetë, jemi të vërtetë edhe sot, dhe vetëm duke parë këtë qëndrueshmëri, besoj unë ata xhipa do jemi xhipa që do vijnë dhe do të mbështesin sepse e kanë treguar, përsa kohë që shkojnë dhe mbështesin SPAK gjithmonë e më tepër janë këtu për të qëndruar. Duan të marrin një shembull që në këtë vend ka mundësi që një grup, një elit njerëzish, quaje si të duash e kanë këtë konsistence me çfarë do lloj sakrifice. Tek e fundit pse nuk u bëmë deputet, nuk është ndonjë hata e madhe.

Por sakrifica mund të jetë edhe e një natyre tjetër, psh, ka një shembull shumë të bukur politika italiane, në mos gaboj në 2006 apo 2007 kur Berluskonin e mundën me Margeritën e famshëm, pra u bashkuan të gjithë u bë ai arqipelagu që i mundën të themi egot individuale, jo do jem unë, do jesh ti etj, një gjë të ngjashme po e bën e majta franceze sot, që është unifikuar e gjitha është ndarë edhe me Macron dhe po i del përballë ata që quajnë rrezikun e ardhjes së të djathtës ekstreme.

Enkelejd Alibeaj: Se kanë kuptuar delikatesën e momentit

Bravo, dhe e kuptuan e kuptoi edhe e majta atëherë dhe i mbytën ambiciet, individuale që ja marrin frymën të majtës zakonisht dhe dolën me një kandidat që nuk ishte kryetar i askujt madje s’ishte fare aktiv, një profesor që kishte shërbyer edhe si kryetar Komisionit Europian, prof. Romano Prodin, që është i vetmi person që e ka mundur Berlusconin 2 herë, por e mundën në këtë mënyrë, duke mposhtur ambiciet. Tani në këtë arqipelagun që ju mendoni se duhet krijuar, dikush duhet të dalë kandidat për kryeministër se ndryshe ..

Enkelejd Alibeaj: Po normal, unë e them, mbase nuk ka qenë praktikë por mesa duket po shkohet drejt kësaj lloj praktike…

Se këtë po e mendon edhe grupimi i Berishës dhe po e hedhin fjalën që rri lider politik, por kanë ende shpresë që do dalë dikush tjetër..  ‘noc rrokun do të marrin’ do thoshte z.Rama, prap z.Berisha do e kemi kandidat nga ballkoni, po për arsyet e veta por nuk po i hyjmë asaj analize. Tani, ideja është do pranonte mendoni ju z.Basha të angazhonte strukturat e veta që ai ka influencë dhe i kontrollon sot, të mbështeste një arqipelag të tillë që të thoshte, shiko ti jo kandidat për kryeministër.

Enkelejd Alibeaj: Në fakt kjo është një gjë që .. meqë iu referove sërish z.Basha, po ne deklaruam edhe kur kishim vulën për bërjen e një aleance

Jo po kur thua për një arqipelag, del jashtë strukturave tua..

Enkelejd Alibeaj: Po pse jo? Pse jo? Nëse kjo dinamika e zhvillimit të këtij arqipelagu forcash lëvizjesh, kërkon në mënyrë të logjikshme në sintoni me atë se çfarë publiku kërkon, kërkon që të ketë një figurë tjetër që të ajo e kryeministrit një orë e më parë. Një orë e më parë, tani je duke më pyetur çdo mendonte njëri apo tjetri, këtu nuk ka më zgjidhje, nuk është çështje individuale, ambiciesh individuale, këtu ka cili është interesi publik i Shqipërisë sot, jo vetëm i demokratëve, jo vetëm i mbështetësve tanë, por edhe i socialistëve sepse të them edhe një herë pse e them këtë, sic unë jam i bindur sot jemi në një udhëkryq historik. E them edhe një herë rreziku i riciklimit të tranzicionit 30-vjeçar e kemi sot në derë, ndaj për këtë do duhet të bëjmë çfarëdolloj sakrifice. Nëse kemi mundësinë dhe aftësinë për të piketuar dhe për të identifikuar një figurë që ndan këto vlera tona merr jo thjesht në mënyrë emotive mbështetjen apo ka një vlerësim është i bërë vetë tek e fundit, pse jo dhe duhet bërë dhe këtu nuk kam asnjë lloj dyshimi unë me të dyja duart duhet bërë kjo gjë. Një fytyrë e re, e pastër, që është proporcionalisht në të njëjtën linjë me këtë frymë që unë besoj dhe kemi nevojë për ta bërë.

Pyetja e fundit. Në gjithë këtë, gati një orë bisedë, e kuptova që jeni i vendosur, jeni i qartë në gjërat që grupimi juaj duhet të bëjë. Në rast se vijon hezitimi nga lideri formal, teknik i strukturave, pra nga z.Basha do ta merrnit ju apo një grupim prej jush iniciativën vetë të krijimit të këtij formacioni të ri politik.

Enkelejd Alibeaj: E udhës është për të qenë i sinqertë për këdo, pra të mos e ndërtosh axhendën tënde personale politike në këtë rast duke menduar me këto ‘nëse’. Unë kam bindje që për shkak edhe të betejës, për shkak edhe të kohë zgjatjes, për shkak edhe të energjisë që është krijuar për rreth nesh askush nuk është kaq i pamatur apo i papjekur për të shkuar në një situatë të tillë. Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë. Atëherë, ajo se çfarë unë mendoj është se unë të paktën do jem me idenë që PO, me apo pa Enkelejd Alibeajn në këtë mes, do duhet krijuar kjo lëvizje, ky subjekt, parti quaje si të duash brenda një arqipelagu …

Pra me ose pa Bashën

Enkelejd Alibeaj: Po një nga elementët e berishizmit është ta konsiderosh partinë, partinë e njëshit me emër konkret, këtë unë e neveris me thënë të drejtën. E kam neveritur shumë kohë më parë dhe ky është momenti për të dhënë pikërisht këtë shembull, parti me emër dhe mbiemër nuk duhet të ketë sepse beteja që kemi bërë e kemi bërë pikërisht për këtë gjë. Pastaj se si janë modalitetet është tjetër gjë, ndaj kjo  më duket një gjë, që nuk ka për të qenë ndonjëherë problem, të paktën në sytë e mi.

Ok, mund të jetë problem nëse nuk e mbani fjalën kështu që po ju kap nga fjala ..

Enkelejd Alibeaj: Këtu do jem!/abcnews.al/



Skip to toolbar