Tërmet i fortë në Greqi, sa ishte magnituda

BOTA


GREQI- Sipas një vlerësimi paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës, një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pranë zonës Kyllini të Greqisë.

Epiqendra e tërmetit, që u regjistrua me orën lokale 20:34 ndodhet në një zonë detare 17 kilometra në jug të Kyllinit, raportojnë mediat greke.

Lëkundja, edhe sipas EMSC, ishte me magnitudë 4.9 e shkallës Rihter.

Paraprakisht nuk raportohet për lëndime në njerëz./abcnews.al



Skip to toolbar