Antidroga, 19 të arrestuar. Sekuestrohet kokainë, heroinë e kanabis

AKTUALITET


Tre muaj hetime me metoda speciale çuan në u dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa personave që shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Tiranës, afër shkollave dhe lokaleve natës.

Në një deklaratë për mediat, kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, tha se në total janë lëshuar 24 urdhërarreste.

“Në fazën e dytë të operacionit Tempulli 3, u ekzekutuan masa sigurie arrest me burg për 19 persona dhe vazhdon puna për kapjen e 5 personave të tjerë. Mes personave që gjykata vendosi arrest me burg është edhe Armando Xheladini alias Jetnor Cinellari alias Jetnor Tarushllari, i arrestuar në Maj të këtij viti për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim për një ngjarje vrasje të ndodhur në shtetin në shtetin grek”, tha mes të tjerash Vocaj.

Gjatë operacionit në fjalë u sekuestruan 1.2 kg kokainë, qindra doza heroinë e kanabis, celularë, automjete, si dhe shuma të konsiderueshme parash që dyshohet të jenë përfituar nga shija e lëndëve narkotike.



Skip to toolbar