Olsi Ibro, një nga të akuzuarit për skandalin me mikrokreditë, është vetëvrarë. Mësohet se ai është vetëhedhur nga pallati.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Ramazan Shijaku’ pranë stacionit të Trenit në Tiranë. Kujtojmë se kjo ngjarje ndodh një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.