Komuna e Ferizajt u trondit pasditen e djeshme, pasi një dasmë u kthye në tragjedi.
Në oborrin e një restoranti që po mbahej një dasmë në fshatin Bibaj të Ferizajt, një person u vra.
Festim Ramadani, zyrtar policor qëlloi me armë drejt një 89 vjeçari që dyshohet se është familjar i oragnizatorit të dasmës.
Viktima ështe Sadri Sadriu, 89-vjeçar, i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborri të një restoranti.
Mediat në Kosova raportojnë se viktima është Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës dhe mësohet se është xhaxhai i Prindon Sadriut, burrit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas krimit, të cilin e kreu gjatë kohës që nuk ishte në detyrë zyrtare, autori i krimit u dorëzua më pas në Polici.
Viktima u qëllua në parkingun e lokalit ku mbahej dasma.
“Polici nuk ka qenë në detyrë zyrtarë, jashtë detyrës zyrtare, ka qenë me rroba civile dhe me veturë civile ka kryer veprën në vendin e ngjarjes këtu para këtij lokali.
Vrasja është kryer me armë zyrtare. Zyrtari policor është Festim Ramadani dhe viktima është Sadri Sadriu. Motivet nuk dihen ende. Nuk ka qenë pjesë e ahengut familjar”, tha policia.