Kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha prit në një ceremoni mirënjohje në bashki avokaten Eva Buzo, notarja që theu rekordin e lundrimit nga brigjet italian drejt atyre shqiptare. Ai vlerësoi Evën me medalje dhe Certifikatën e vlerësimit. Dredha propozoi që shkëmbi ku Buzo preku tokën shqiptare në Karaburun të marrë emrin e Eva Buzos.
“Pa hequr asnjë moment të asaj që ka arritur Eva duke vendosur një rekord absolut ka qenë një maratonë e bërë prej saj. Jemi krenar që kemi qenë pjesë e këtij rrugëtimi me suportin që kemi dhënë si bashki dhe dashamirësit që i janë bashkuar. Ajo ka vendosur në hartën e Shqipërisë një moment të veçantë, aty ku ka prekur në Karaburun te shkëmbi kur ka mbaruar këtë maratonë të gjatë ta quajmë “Shkëmbi i Evës” për të pasur një memorie të fortë për atë që ka arritur Eva”, tha Dredha.
Ndërsa prezent dhe me kupën e federatës për Buzon, ka qenë edhe presidenti i federatës së notit Agim Çiraku. Një rekord I paimagjinueshëm nga një “përbindësh” si Eva thotë Çiraku.Eva Buzo arriti të përshkojë me not kanalin e Otrantos, në tentativën e dytë pas asaj të vitit të kaluar. Ajo përshkroi për 34 orë me not 92 km itinerarin San Focca-otranto- Karaburun.