Ka shkuar në 21 numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu në një konvikt në një shkollë fillore në Kenia. Ndërkohë dhjetëra studentë rezultojnë të zhdukur, duke shkaktuar ankth te familjet.
Sipas mediave të huaja në konviktin ku shpërthyen flakët, qëndronin më shumë se 150 djem. Autoritetet ende vijojnë hetimet lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe presidenti i vendit i cili është shprehur:
“Është një situatë tepër e dhimbshme për vendin. Kjo ngjarje është përtej imagjinatës. Jemi pranë familjarëve”./abcnews.al/