Shqipëria mundi 1-2 Ukrainën në Pragë. Kuqezinjtë marrin kështu 3 pikë në ndeshjen e parë të Nations League, duke u pozicionuar si një kombëtare që pretendon vendin e parë.
Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet krenar me paraqitjen e kombëtares. “Shqipëri forca” – shkruan numri një i qeverisë. Ekipi i Sylvinhos do përballet me Gjeorgjinë në ndeshjen tjetër.