Ngjarje e rëndë në Porto Romano, vdes 22-vjeçari, bie nga shkallët e anijes

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Porto Romano. Policia bën të ditur se një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga shkallët e një anijeje.

“Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekuipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.



Skip to toolbar