Rama: Së pari dua të them që raporti progresit është në radhë të parë pasqyrë e punës së qeverisë dhe kush do të dijë se në cfarë formë është qeveria lexon raportin dhe e ka aty dëftesën e qeverisë.
Një dëftesë që mua më gëzon se është e qartë se Shqipëria ka bërë një progres të madh që për fat të keq shqiptarët nuk e konstatojnë dot nga ekranet dhe kanalet e dezinformimit publik.
Qeveria është në krye të detyrës dhe vijon të punojë cdo ditë me këtë objektiv për të cilin jemi mbledhur këtu sot, objektivi historik i bashkimit me Europën dhe mos lejimi i humbjes së një mundësie historike që e kemi krijuar me shumë punë, por është ndihmuar edhe nga ai që unë e quaj rreshtimi i yjeve në favor të Shqipërisë.
Të tjerat janë si këto zhurmat e makinave që shkojnë në bulevard, aq sa janë ato të rëndësishme për ne që jemi këtu, aq janë të rëdësishme për mua ato që pyetët ju


