EUAA: Bien kërkesat për azil në vendet e BE-së, mes tyre edhe Gjermania

AKTUALITET


EUAA: Bien kërkesat për azil në vendet e BE-së, mes tyre edhe Gjermania
Agjencia e Azilit në Bashkimin Evropian ka bërë të ditur tendencat e fundit mbi azilkërkuesit në vendet e Unionit. Raporti i cili i referohet kërkesave për azil për gjysmën e parë të vitit 2024 bëhet e ditur se deri në fund të qershorit, vendet e BE-së kanë marrë 513 000 aplikime për azil.

Duke marrë në analizë të dhënat për gjysmën e parë për vitin 2024, Agjencia e Azilit në Bashkimin Evropian

“Shifra ishte e qëndrueshme në krahasim me gjashtë muajt e parë të 2023, ajo fsheh disa ndryshime të rëndësishme në nivel kombëtar. Gjermania ka marrë një të pestën më pak aplikime për azil ndërsa shihet një rritje për Italinë e cila ka marrë mbi një të tretën. Në Spanjë, aplikimet për azil kanë qenë në nivele të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Azilit në BE.

Analiza e hartuar nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA) vlerëson se vendet e BE-së mund të marrin rreth një milion aplikime deri në fund të vitit.

“Në gjysmën e parë të vitit 2024, aplikimet nga sirianë (71 000) u rritën me 7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Afganët (45 000), të cilët mbeten grupi i dytë më i madh në kërkesat për azil paraqitën kanë pësuar rënie (- 18 %) . Pas një rritje të mbërritjeve të anijeve në Ishujt Kanarie në muajt e fundit, deri në fund të qershorit, malianët (9 600) dhe senegalezët (7 500) shënojnë tre herë më shumë aplikime krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”, shpjegon EUAA në analizën e saj.

Tendencat në vendet kryesore pritëse të BE-së

Gjermania ka marrë pothuajse një të katërtën e të gjitha aplikimeve në BE të azilkërkueseve për gjysmën e parë të këtij viti, rreth 124 mijë të tilla. Sipas EUAA-s kjo shënon një rënie prej 1/5 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Megjithëse Spanja (88 mijë) ka marrë numrin e dytë më të madh të aplikimeve, kjo shifër mbetet e qëndrueshme nga viti në vit.

Nga ana tjetër, aplikimet në Itali (85 mijë) janë mbi 1/3.

“Shtetasit e Amerikës Latine, shumë prej të cilëve përfitojnë nga aksesi pa viza në BE, vazhdojnë të shfaqen shumë në peizazhin e azilit. Venezuelianët (37 mijë) dhe kolumbianët (29 mijë), dhe në një masë më të vogël, peruanët (14 mijë) vazhdojnë të paraqesin një numër të konsiderueshëm aplikimesh në BE. Në gjysmën e parë të vitit 2024, shumica dërrmuese e venezuelianëve (90%) dhe kolumbianëve (80%) aplikuan për azil në Spanjë. Megjithatë, shumica e peruanëve (53%) aplikuan në Itali, gjë që ishte një ndryshim i dukshëm nga viti 2023 kur Spanja ishte destinacioni kryesor për azilkërkuesit peruanë”, nënvizohet më tej nga EUAA.

Kërkesat për azil nuk tregojnë panoramën e plotë të gjendjes në BE pasi në fund të qershorit 2024, kishte 4.5 milionë persona të zhvendosur nga pushtimi rus i Ukrainës të cilët përfituan nga qëndrimi i përkohshëm.

“Paralelisht, ka pasur një rritje të vogël të kërkesave për azil nga ukrainasit (12 000), mbi gjysma e të cilave janë paraqitur në Francë dhe një e pesta në Poloni. Të marra së bashku, këto tendenca paraqesin sfida të rëndësishme për autoritetet e azilit. Me numrin e çështjeve në pritje të vendimeve në shkallën e parë që vazhdon të jetë i qëndrueshëm (925 000), EUAA po ofronte ndihmë operacionale për 11 shtete anëtare”, shkruan në analizën e saj EUAA.

Agjencia thekson më tej se në gjysmën e parë të vitit 2024, shkalla e pranimit të azilkërkuesve ishte rreth 46% në BE. Ndërsa shpjegon shkalla e njohjes, e cila është “proporcioni i vendimeve që japin statusin e refugjatit ose mbrojtje shtesë, është një tregues se si autoritetet e BE-së vlerësojnë nevojat për mbrojtje të shtetësive të ndryshme dhe konvergjencën në vendimmarrje në nivel evropian”

Në rastin e sirianëve, shkalla e njohjes ka mbetur e lartë në 92% dhe normat kombëtare janë gjerësisht të qëndrueshme në të gjithë vendet e BE-së.

Megjithatë, shihen disa dallime të rëndësishme, me më pak se 1 në 3 vendime janë pozitive (29 %) që u japin statusin e refugjatit shtetasve sirianë.

Gjermania ka marrë shumicën e vendimeve në lidhje me aplikantët sirianë dhe Gjermania ka dhënë statusin e refugjatit në 1 nga 9 raste.

Për afganët, shkalla e njohjes qëndron në rreth 65% në nivel evropian dhe normat kombëtare shfaqnin shumë më tepër variacion.



Skip to toolbar