“Tregu i punës ka dinamikën e tij”, eksperti Pashaj: Thelbësore merita, nëse një punëmarrës paguhet më mirë në një tjetër kompani do të ikë

Më të fundit


Tema e kësaj të marte në “Real Story” lidhet me zhvillimin e biznesit, investimet, punësimi dhe rritjen ekonomike në Shqipëri.

Eksperti për tregun, Erald Pashaj ka deklaruar se në çdo kompani merita është faktori thelbësore. Sipas tij, do të thotë nëse një punonjës nuk e bën detyrën si duhet, ai mund të zëvendësohet, apo dhe nga ana punëmarrësit, nëse ai gjen një kompani me pagë më të mirë do të largohet.

Pashaj ka theksuar se tregu i punës ka dinamikën e tij.

“Ka një sondazh që përcakton tregun dhe këtë e mat merita në çdo kompani. Meritë do të thotë të gjitha ato përfitime që ti ke për shkak të meritës. Po se bëre mirë ti këtë mekanizëm, e bën tjetri më mirë dhe kështu është më i suksesshëm. Duhet të flasim dhe për punëdhënësit dhe për punëmarrësit, ti që je një punëdhënës ke marrë dhe disa punëmarrës, në qoftë se ata gjejnë një kompani që i paguan më mirë do t’i ikin. Edhe punëdhënësi nga ana tjetër, në qoftë se gjen dikë që e bën me më pak dhe më mirë se ty, atëherë do të marrë atë. Për të kuptuar që tregu i punës ka dinamikën e tij. Në qoftë se unë kam për një punë të caktuar tre persona që janë të gatshëm që ta bëjnë për këtë çmim, atëherë ky është çmimi i punës dhe unë e shes produktin tim për këtë çmim, nuk ka asgjë të keqe këtu. Nuk duhet të vijë dikush nga jashtë të na ndërhyjë në këtë marrëdhënie”./abcnews.al



Skip to toolbar