Tritol në hyrje të ish hotelit/ Durrës, forcat xheniere bënë shpërthim të kontrolluar

AKTUALITET


Një sasi lënde plasëse është konstatuar nga kalimtarët e rastit në lagjen 1 të qytetit të Durrësit.

Sipas policisë, lënda plasëse u zbulua në hyrje të një ndërtese ish-hotel, jashtë funksionit, në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale.

Forcat xheniere bënë shpërthimin e kontrolluar.

Agjentet e krimeve kanë mbledhur filmimet e kamerave të sigurisë në zonën ku u zbulua lënda plasëse.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



Skip to toolbar