Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe analisti Skënder Minxhozi u përfshinë në një diskutim teksa po diskutonin për veprimet e fundit opozitare në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla.
Gjekmarkaj tha se shteti po kufizon lirinë e fjalës ndërkohë që Minxhozi i përmendi atij që edhe PD ka precedentë të këqinj në këtë drejtim.
Pjesë nga diskutimi:
Gjekmarkaj: E dyta, nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri se ka nuanc në ’92 dhe ’96 por nuk ka ndodhur që i gjithë zinxhiri komandues i opozitës t’i grumbullohen të gjitha mëkatet në vitin e tij elektoral, në një kohë kur reforma në drejtësi ka pasur kohë të gjykojë secilin dhe të dalë në përfundimin. Kjo e kthen drejtësinë në një aleat të pushteti duke krijuar duyshime për vitin electoral, zgjedhjet dhe rezultatin. Prandaj opozita është në protestë sepse sheh gjueti shtrigash. Një opozitë në pranga nën kërcënim si do të shkojmë në zgjedhje nëse nuk i japim Shqipërisë qeveri teknike.
Balla: Ndërkohë ke ministra, ish ministra, bashkiakë që janë në burg. Ndërkohë Ata nuk kanë asnjë peshë në kandarin e gjësë sepse I ndërron si pjesë këmbimi sepse ushqen masën e gjerë me iluzione të drejtësisë.
Balla: Si politikan nuk të takon të flasësh kështu sepse ti thua që gjysma e popullsisë është idiote se e manipulon Rama dhe gjysma tjetër është e zgjuar se ju përfaqëson juve. Maxhoranca ka 1/3 e grupit parlamentar në ndjekje penale dhe hetim pasuror.
Gjekmarkaj: Nuk ka shenjë barazimi sepse është goditur opozita në kokën e vet që të jetë e turbullosur, por s’do të ndodhë kështu. Kjo qeveri ka konsumuar tre mandate dhe nga mandate në mandate, thjesht ka marrë një mandate të shtuar skandalesh dhe vjedhjesh, për të vënë ministra të paaftë, për të shtuar gjuhën e arrogancës. Do t’ju vijë radha edhe ju si në atë shtetin që është mik me Edi Ramën.
Balla: Shteti bektashi,
Gjekmarkaj: Jo ai tjetri pak më lart. Balla: Ka modele plot.
Gjekmarkaj: Modele ku ndërron redaksia e një gazete brenda nate. Minxhozit nuk i pëlqejnë disa nuanca sado që..
Balla: Me thënë të vërtetën, hera e fundit që më kujtohet kjo, është vjeshta e 95 te gazeta shqiptare kur internuan Bollinon dhe donin të sillnin një redaksi tjetër. Na erdhi kryeredaktori me pistoletë.
Minxhozi: Mu drejtove pak kështu por ne kujtojmë gjëra të tjera. Gjekmarkaj: Unë nuk dua pas 34 vitesh që kemi pasur iluzione që të kthehemi tani dhe të kemi frikë për fjalën.
Minxhozi: Ne kemi parë që është djegur gazeta më e madhe në Shqipëri. Meqë flasim për modele, u fute pikërisht aty ku nuk duhet futur asnjë zyrtar i PD-së në të tip polemike sepse në fund fare del keq. Nuk po them ti por zyrtarët e PD-së që përmendin lirinë e shtypit dhe të opozitës, precedentët janë të këqinj. Gjekmarkaj: Precedentët nuk duhet të përsëriten më në Shqipëri.