Teknologjia dhe aplikacionet janë bërë pjesë e pandashme e jetesës moderne, udhërrëfyes dhe shok virtual për këdo që i përdor dhe adreson shqetësimet apo pyetjet e tij.
Profesori Florenc Hidri, i ftuar në ‘Real Story’ tha se Inteligjenca Artificiale është e projektuar të japi informacione në bazë të të dhënave që përdoruesi i jep. Hidri shtoi më tej se nëse Inteligjenca Artificiale nuk e ka informacionin, ai e shpik atë duke derivuar në keqinformim.
“A.I. nuk është magjistar, është sistem që në bazë të të dhënave që i japim na jep përgjigje. Ai është e programuar të jap përgjigje me se s’bën në bazë të të dhënave që ka.E jep dhe përgjigjen në bazë të probabiliteteve. Kur e korigjoni që nuk është kjo, e verifikon. Ka dhe pjesën që të suporton dhe është pozitiv, është programuar të të bëj qejfin.
Ky është gabimi që çon shumë njerëz në rrugë të gabaur. A.I. nëse nuk e ka informacionin, e shpik. Këto quhen halucinacione. Kjo kurohet duke i dhënë sa më shumë të dhëna, njerëzit duhet të edukohen që ta pyesin mund të ma verifikosh këtë.”
