Protesta bllokoi rrugët, nëna lind foshnjen në makinë. Mbërrin te Trauma, si spitali më i afërt

AKTUALITET


Një nënë ka lindur foshnjen e saj në makinë, pasi nuk arriti dot në kohë në maternitet, për shkak të bllokimit të rrugëve nga protestues të opozitës.

Burime për ABC News thanë se fatmirësisht, nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata fillimisht mbërritën në Spitalin e Traumës, si spitali më i afërt për të marrë ndihmën e parë, e më pas u transferua për në maternitet.

Opozita zhvilloi një protestë për rreth 3 orë e gjysmë, ky synonte mosbindjen civile, diçka e cila nuk u arritur. Protesta ishte agresive, me molotov drejt institucioneve dhe selisë së PS-së, por e paktë në numër.

E “hallakatur”, rrugëve të Tiranës, disa protestues bllokuan trafikun dhe krijuan dëme, duke shkulur kioska./abcnews.al



Skip to toolbar