Pse “Djathtas”? Alibeaj në “Real Story”: Në 33 vite demokraci, s’ka pasur një të djathtë. 1912, simbol që na bën bashkë të gjithëve

Më të fundit


Enkelejd Alibeaj shpjegoi në emisionin “Real Story” në ABC News se pse e quajtën partinë më të re “Djathtas 1912”.

I pyetur nga gazetari Sokol Balla, themeluesi i grupimit më të ri politik, tha se që nga viti 1912 nuk ka pasur një të djathtë që ta përfaqësojë seriozisht vendin.

“Arsyeja e parë sepse së paku në këto 33 vite demokraci nervi i së djathtës, e djathta që vendos individin në piedestal, pronën, familjen, lirinë e tregut, meritokracinë, besimin në zot, nuk ka qenë.

Zig zag-et kanë qenë të mëdha, cedimet majtas kanë qenë të mëdha, edhe brenda PD ka pasur një rrymë, nerv dhe fluks që para 90 të së djathtës, e mjegullt, e vakët që në momente hareje s’u promovua.

Rasti i ‘96 e djathta e bashkuar në Shkodër, kjo ishte ajo që ishte ëndrra e parealizuar. S’më duhet që ka pasur të djathtë nga 1912 që të ketë qenë seriozisht në qeverisje të shtetit shqiptar. Por 1912 është simbol ashtu si kombëtarja na bën bashkë të gjithëve.”, u shpreh ai.



Skip to toolbar