Krim brenda familjes në Prishtinë, vëllai i merr jetën vëllait me thikë pas sherrit

KOSOVA


Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Mediat në Kosovë raportojnë se pas një konflikti në familje, vëllai ka varë me thikë vëllanë. Viktima është identifikuar si Auron Miftari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Tirana”, në Kompleksin “Ramiz Sadiku”.

Autori i ngjarjes është vënë në pranga, ndërsa policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një version zyrtar të ngjarjes.



Skip to toolbar