E rëndë në Korçë, babai godet me thikë djalin e mitur

AKTUALITET


Një konflikt në familje ka çuar në plagosjen e një 15-vjeçari në fshatin Vreshtas.

Mësohet se shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.

15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën. Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.



Skip to toolbar