Vendimi i KAS: Milan përjashtohet nga Europa League

Më të fundit


Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka vendosur përjashtimin e Milanit nga Liga e Europës. KAS ka zyrtarizuar të premten vendimin që la në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës në UEFA, sipas të cilit klubi kuqezi e kishte dënuar për shkelje të rregullores së Fair Play Financiar.

Në një njoftim në faqe e vet zyrtare, KAS deklaron se ky përfundim është rrjedhojë e marrëveshjes së Milanit me qeverinë europiane të futbollit. Klubi italian u prezantua një javë më parë në selinë e UEFA-s me një propozim, duke u shprehur i gatshëm të hiqte dorë nga e drejta për të luajtur në këtë edicion të Ligës së Europës, por si këmbim duhet të shtyhej me një vit afati për barazimin e bilancit për 3-vjeçarin e fundit.

Pas dënimit, UEFA kërkonte që Milan të eliminonte buxhetin negativ deri në fund të sezonit 2020/2021, diçka e pamundur për drejtuesit kuqezi. Në këtë mënyrë, për të evituar të tjera penalizime në të ardhmen, ata vendosën të sakrifikonin pjesëmarrjen në Europë, të cilën e fituan në fushën e lojës. Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv i jep frymëmarrje Milanit në projektin e tij afatgjatë për t’u kthyer sërish kompetitiv në kampionatin italian dhe Europë.



Skip to toolbar