Vetëm 51 nga 101 pengjet izraelite janë ende gjallë në Rripin e Gazës. Lajmi vjen nga burime të inteligjencës nga ushtria e shteti hebre.
Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, lideri suprem i Iranit ka shpallur synimin e tij për t’iu përgjigjur sulmeve të Izraelit. Bombarduesit amerikanë B-52 kanë mbërritur në Lindjen e Mesme.
Kjo u njoftua nga ushtria amerikane, një ditë pasi Uashingtoni njoftoi një dislokim të ri të forcave për të përballuar kërcënimin nga Irani. Shtetet e Bashkuara njoftuan se po dërgonin bombardues të mbrojtjes nga raketat balistike, avionë luftarakë, cisterna dhe shkatërrues në zonë.
“Nëse Irani, partnerët e tij ose aleatët e tij përdorin këtë moment për të synuar personelin ose interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të marrin çdo masë të nevojshme për të mbrojtur popullin tone”, theksoi zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder.
Në frontin e libanit, shteti hebre konfirmoi se kishte kapur një agjent të lëvizjes shiite pro-iraniane Hezbollah, ndërsa në Gaza Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në një sulm në një Qendër vaksinimi ndaj poliomielitit. Sipas bilancit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit në Gaza, mbi 43 mijë njerëz janë vrarë në territorin palestinez që nga fillimi i luftës me Izraelin një vit më parë. Të paktën 27 persona janë vrarë në 24 orët e fundit, thuhet në një deklaratë.